REAGIM PUBLIK
LIB
HEQJA E FLAMUJVE KOMBËTAR ËSHTË TURP QË NUK FALET
Heqja e flamujve kombëtar (ndodhi sot në Prishtinë, u hoqën nga sheshi Nëna Tereze) në njërën ndër ditët e rëndësishme të popullit shqiptar, nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë. më shumë
Smajl Latifi
LIB
Pas shpalljes së vendimit të GJND-së rreth legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim lëshon këtë:
DEKLARATË PËR OPINION
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare
të Drejtësisë në Hagë rreth legjitimitetit të shpalljes
së pavarësisë së Kosovës, është në vazhdën e
rregullimit të padrejtësive të mëdha historike ndaj popullit shqiptar.
Ky vendim vjen në një periudhë kur Kosova po kalon nëpër sfida e
procese delikate ndërkombëtare dhe është një motiv më
shumë për të synuar drejt idealit tonë kombëtar. më shumë
Reagim
Lib
KUR POLITIKA DIKTON DREJTËSI
Lëvizja për Integrim dhe Bashkim (LIB) pas mbajtjes në arrest të Ramush Haradinajt, Idriz Balajt e Lahi Brahimajt nga Tribunali i Hagës bën këtë:më shumë
Smajl Latifi
Lib
INTEGRIMET NDËRSHQIPTARE DHE ATO EVRO-ATLANTIKE
LIB-i në programin politik e ka vënë theksin në integrimet ndërshqiptare, për shkak se ato janë pjesë e projektit për ta çuar popullin shqiptar drejt bashkimit të tij si dhe natyrshëm drejt integrimeve në organizmat evropian dhe ato evro-atlantike.më shumë
Prof. dr. Izber Hoti
Kumtesƫ
Kombi kosovar dhe vdekja e historisë
Siç është e ditur, duhet përshëndetur çdo qasje dhe mendim origjinal, çdo përvojë të të tjerëve, çdo kombinim apo edhe trajtim të mbështetur në rezultatet e të tjerëve, por nuk duhet harruar asnjëherë vetveten, sepse atëherë nuk mbetemi askush, e si të tillë nuk na do askush, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi kanë dhe si paraqiten ata përkohësisht për interesa të ndryshme. Mirëpo, edhe në këto rrethana duhet përshëndetur përsiatjet dhe përpjekjet e argumentimit dhe trajtimit, por jo edhe paraprijëse të rrjedhave historike, sepse ato nuk janë as në frymën e revolucionit e as të evolucionit të çfarëdo ngjyre qofshin. më shumë
Prof. dr. Emin KABASHI
Kumtesë
Bashkimi kombëtar-proces historik apo realitet - (Kumtesë)
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gurthemeli i të gjitha proceseve historike që do të zhvillohen në të ardhmen në jetën historike të popullit shqiptar. Doemos, në rrjedhën e jetës historike do të zhvillohen edhe proceset e jetës së brendshme të popullit shqiptar.më shumë

